Biznesi kërkon ulje taksash për vitin 2015. Që nga TVSH-ja për fushën e turizmit e deri te ndërtimi, tatimi i pasurisë dhe akciza e birrës

Me afrimin e kohës së diskutimit të projektbuxhetit të ri 2015, biznesi shqiptar ka ripërsëritur kërkesat e veta për ulje të barrës fiskale. Propozimet janë prezantuar nga presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi dhe ato përfshijnë: Në fushën e turizmit kërkohet ulja e TVSH nga 20 për qind deri në 10 për qind. Propozohet që ndërtuesit të mos paguajnë taksën e fitimit mbi pronarët e truallit. Së dyti, nuk duhet të paguajnë tatim pasurie për pjesët e pashitura. Së treti, nuk duhet të paguajnë taksë për parkimet nëntokësore. Në industrinë e prodhimit të pijeve propozohet të hiqet pulla fiskale për industrinë e birrës vendase dhe importit. Akciza të mos paguhet si paradhënie. Vendosja e pullave fiskale për pijet dhe duhanin e grirë është e detyrueshme të bëhet te furnitori që në çdo rast bëhet jashtë kufijve të Shqipërisë, sipas ligjit aktual. Propozohet që vendosja e kësaj pulle të bëhet në ambientet e magazinave doganore në Shqipëri dhe pranë kompanive që kryejnë këto importe. Ka ndërkohë dy momente që kanë vlerë t’i shtohen këtij zhvillimi: së pari është fakti se në buxhetin e vitit 2014, qeveria bëri një diferencim të qartë në paketën fiskale për biznesin fason. Dhe kjo me investimin politik dhe kushtëzimin e LSI-së. Dhe së dyti, kërkesa për ulje taksash, do duhet parë edhe si një mënyrë për të ulur kostot në treg, aq më tepër që së fundmi rritja e pritshme çmimit të energjisë, është një lloj barre shtesë për të gjithë. Politikisht, propozimet e Bregasit përkojnë edhe me shqetësimet e opozitës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/83837/ALB
s.z
Add new comment