Fyle prezanton progres-raportin në PE. Komisioni i shqetësuar për bojkotin e opozitës

Në prezantimin që i bëri progres-raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përshëndeti vullnetin e qeverisë për të çuar përpara reformat, por nuk fshehu shqetësimin për bojkotin e opozitës dhe përkeqësimin e klimës politike në vend. Fyle tha se qeveria duhet t’i krijojë mundësi opozitës që të kryejë funksionin e saj politik. Më tej komisioneri u ndal edhe në operacionet e suksesshme në luftën kundër drogës, duke thënë se qeveria duhet të shprehë angazhimin për të vijuar me kryerjen e reformave të ndërmarra. Po kështu komisioneri përmendi reformën në administratën publike, e cila sipas tij duhet të kryhet në transparencë të plotë dhe të jetë gjithëpërfshirëse.
l.m
Add new comment