Nis tryeza për reformën në drejtësi, por nuk është “e rrumbullakët”

Postuar në 06 Tetor, 2014 03:16

Është mbledhur sot nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, tryeza e madhe e punës për Reformën në Drejtësi, ku janë ftuar të gjitha partitë politike.  Kreu i shtetit Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i PD Lulzim Basha, ulen së bashku per te disukutuar mbi temen “Reformimi i sistemit gjyqesor ne Shqiperi”, për të paraqitur dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë reforme të rëndësishme. Në tryezë të pranishëm jane  edhe përfaqësues të organizmave të huaja, të cilët prej vitesh mbështesin dhe monitorojnë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë. Tryeza për reformën në drejtësi vjen në një kohë kur opozita ka kundërshtuar disa nga nismat e Qeverisë në lidhje me reformimin e sistemit dhe që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e KLD, shkollën e Magjistraturës si dhe Gjykatat Administrative, ligje që tashmë presin gjykimin deh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuadër, Partia Demokratike pritet të kërkojë në tryezë tërheqjen e Qeverisë nga të gjitha nismat e saj për atë që partia më e madhe e opozitës e cilëson si tentativë të mazhorancës për uzurpimin e KLD-së. Deri tani kanë mbajtur fjalë Meta, Basha, Rama, të ulur në podium përballë një audience.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.