Ekonomia shënon rënie 0.61%, më negativet energjia, transporti dhe ndërtimi

Postuar në 06 Tetor, 2014 08:04

Ekonomia shqiptare në 3-mujorin e dytë ka pësuar rënie prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas drejtorit të INSTAT Gjergj Filipi, sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika janë ndikuesit kryesorë. “Kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”. Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.

Sektori i ndërtimit vijoi rënien e nisur në vitet e fundit edhe gjatë 3-mujorit të dytë 2014, që llogaritet në 22,39 % më pak, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2013. Edhe sektori i transportit shënoi rënien 23,05 % në 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të shkuar, ku ndikim më negativ dha transporti ajror.

Gjithashtu grupi i industrive pësoi rënien 1,29 % në 3-mujorin e dytë sivjet, ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse brenda këtij grupi industria nxjerrëse dha ndikim pozitiv me një rritje 7,56 %, ecurinë negative e dha performanca e ulët e industrisë përpunuese me 6,62 % dhe nëndega energjia elektrike, që pati rënien 29,20 %.

a.k

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Zaloshnja, te ka dale emri. Bej ndonje shkrim nga ata si di vete, domethene qe&nbsp;renia te behet ngritje, ose te relativizohet ne ate fare feje sa askush te mos marre vesh asgje, deri sa kolapsi te jete total e i konstatueshem per te gjithe, si ne &#39;97. Cuditem nga kane shkuar keto arritjet 117% te Tatimeve e Doganave, si rregull keto leke duhet te kishin shkuar ne rritje te shpenzimeve qeveritare, e per pasoje te GDP. Ku jane leket tona Zaloshnja?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.