Ekonomia shënon rënie 0.61%, më negativet energjia, transporti dhe ndërtimi

Ekonomia shqiptare në 3-mujorin e dytë ka pësuar rënie prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas drejtorit të INSTAT Gjergj Filipi, sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika janë ndikuesit kryesorë. “Kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën “Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit”, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind”. Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega “Tregti, Hotele dhe Restorante” me +0,94 pikë përqind.
Sektori i ndërtimit vijoi rënien e nisur në vitet e fundit edhe gjatë 3-mujorit të dytë 2014, që llogaritet në 22,39 % më pak, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2013. Edhe sektori i transportit shënoi rënien 23,05 % në 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të shkuar, ku ndikim më negativ dha transporti ajror.
Gjithashtu grupi i industrive pësoi rënien 1,29 % në 3-mujorin e dytë sivjet, ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse brenda këtij grupi industria nxjerrëse dha ndikim pozitiv me një rritje 7,56 %, ecurinë negative e dha performanca e ulët e industrisë përpunuese me 6,62 % dhe nëndega energjia elektrike, që pati rënien 29,20 %.
a.k
Comments
Zaloshnja, te ka dale emri.
<p>Zaloshnja, te ka dale emri. Bej ndonje shkrim nga ata si di vete, domethene qe renia te behet ngritje, ose te relativizohet ne ate fare feje sa askush te mos marre vesh asgje, deri sa kolapsi te jete total e i konstatueshem per te gjithe, si ne '97. Cuditem nga kane shkuar keto arritjet 117% te Tatimeve e Doganave, si rregull keto leke duhet te kishin shkuar ne rritje te shpenzimeve qeveritare, e per pasoje te GDP. Ku jane leket tona Zaloshnja?</p>
Add new comment