Enver Hoxhaj në Jamais Vu: "Koalicioni qeverisës PDK-LDK do të ishte një zgjidhje e mirë për Kosovën sot"

Postuar në 03 Tetor, 2014 14:32

Në programin ‘Jamais Vu’ të Mustafa Nanos që është duke u transmetuar në këto momente në Ora News (21.00-22.00) është i ftuar ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj. Ai ka folur edhe për krizën politike në Prishtinë, dhe për këtë është ngacmuar nga një foto, ku dukeshin katër udhëheqësit politikë që kanë marrë përsipër të ndërtojnë një koalicion qeverisës, me synimin për të rrëzuar qeverinë ‘Thaçi’. “Nuk kam simpati për asnjërin syresh”, tha ministri lidhur me Haradinajn, Kurti, Limajn e Mustafën. “Por bashkëpunimin me ta nuk do ta refuzoja asnjëherë”. Dhe më poshtë, i pyetur nga Nano se cila do të ish receta e tij për zgjidhjen e krizës, ai tregoi se e shihte të mundshëm e të nevojshëm adoptimin e modelit gjerman, dmth një qeverisje e vendit prej kolacionit të dy partive më të mëdha. “Një koalicion i PDK-së me LDK-në e zotit Mustafa do të ishte një zgjidhje e mirë për Kosovën e sotme”, tha ai.  Dhe la të kuptohet se kjo nuk është thjesht një ide e tij personale.

 

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.