Yanukovych merr nënshtetësi ruse? Ndihmësi i ministrit të Brendshëm ukrainas shkruan se Putin ka firmosur tre dekrete sekrete

Viktor Yanukovich, ish-presidenti i Ukrainës, mund të ketë marrë nënshtetësinë ruse. Dhe kjo vlen edhe për ish-kryeministrin Mykola Azarov, ish-prokurorin e Përgjithshëm Viktor Pshonka dhe familjarët e tyre. Lajmi bëhet i ditur “Radio Europa e Lirë”, e cila i referohet një statusi në “Facebook” të ndihmësit të ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko. Kjo gjë sipas tij është bërë e mundur përmes një dekreti sekret të presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkohë që Ukraina ka nisur hetimet penale ndaj tre drejtuesve të dikurshëm të shtetit. Po kështu, “REL” bën me dije se pala ruse nuk ka bërë komente mbi këtë çështje.
http://www.rferl.org/content/yanukovych-herashchenko-russian-citizneship...
s.z
Add new comment