Shpërthen Venger, “specialisti i dështimeve”. Sulmon fizikisht Mourinhon që në fund fiton 2:0

Postuar në 05 Tetor, 2014 15:28

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në ndeshjen Chelsea-Arsenal 2:0. Menaxheri i Arsenalit Arsene Venger ka reaguar fizikisht ndaj kolegut të tij të Chelsea, protugezit Mourinho. Shkak është bërë një ndërhyrje në fushë e Cahil ndaj Sançez dhe fakti se arbitri nuk ka dhënë karton. Kjo natyrisht nuk mjafton për të irrituar kaq shumë një trajner, por ja që ka ndodhur. “The Mirror” ka një interetim të vetin, teksa e quan Venger “specialist në dështime”(sipas cilësimit që Mourinho ka bërë). "Ka kohë që ka tension dhe dikur ai do të shpërthente. Ja që sot ndodhi", thotë, “Mirror”, ndërsa vetë Venger u shpreh pas ndeshjes se nuk ishte penduar. Mourinho nuk ka munguar të kujtojë se ai fitoi, madje duke nënkuptuar se emocionet dhe përgjegjësia kanë çuar Venger në këtë shpërthim emocional. “Kjo është ndeshje e madhe, klube të mëdha, rivalë të mëdhenj dhe ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet. Unë bëj shumë gjëra të gabuara në futboll. Por jo këtë herë, sepse këtë herë unë isha në zonën e bankinës sime dhe ky nuk është problemi im. Fundi i ndeshjes, fundi edhe i historisë”, ka deklaruar Mourinho.

http://www.mirror.co.uk/sport/row-zed/arsene-wenger-pushes-jose-mourinho...

Video: http://www.youtube.com/watch?v=6Y9CBFsthaM

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.