Çmimi i energjisë, a do të rritet? Qeveria ende nuk është shprehur, por premtimi ishte që “Jo”

Lajmi i sotshëm që njoftonte një propozim të Bankës Botërore për rritje në masën 15-20% të tarifimit të energjisë elektrike, ka rëndësi shumë më tepër sesa shumë nga “çështjet” që politika i shërben në formë spektakli të hareshëm përditë. Kjo sepse tarifimi i energjisë, në kushtet kur vetë autoritetet pranojnë se vetëm humbje janë 140 milionë euro në vit, nga të cilat 80 milionë për shkak të vjedhjes, e vendos konsumatorin në pozita diskriminuese përballë një shteti që nuk përmbush dot funksionet e veta elementare. Është madje një shkelje e një parimi themelor, që çdokush paguan për atë që merr si shërbim. Qeveria ende nuk e ka thënë fjalën e vet, ndonëse sot njoftimi ishte që BB-ja e ka bërë propozimin si kushtëzim për kredinë 150 milionëshe që dha para disa ditëve. Ndaj debati do të ketë vlerë në kohën kur qeveria të shprehet. Gjithsesi, për të kuptuar se kjo çështje është me rëndësi edhe politike dhe për të vlerësuar korrektesën e mazhorancës, por sjellim premtimin elektoral të PS-së për këtë temë:
PAVARËSI ENERGJETIKE
ANGAZHIMI YNË Sistem elektro-energjetik efikas, që ofron energji të vijueshme, të stabilizuar dhe me çmim të përballueshëm
ZOTIMET TONA
· Ulje e TVSH-së së energjisë elektrike në nivelin 6% për përdoruesit familjarë.
· Zbatim sa më i shpejtë i një Ligji për Energjinë.
· Verifikim i të gjitha lejeve konçesionare në fushën e energjisë.
· Anulim i lejeve konçesionare që janë marrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe kanë kaluar të gjitha afatet e zbatimit të kontratave.
· Përjashtim nga tatim-fitimi, gjatë tre viteve të para të aktivitetit, i sipërmarrësve që angazhohen të zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare.
· Krijimi i një mjedisi mbështetës për sipërmarrësit që zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare, duke përmbushur të gjitha detyrimet ndaj shtetit.
· Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave.
· Energji elektrike me tarifë të reduktuar për familjet e varfra, në nevojë dhe me të ardhura të pakta.
· Investime në rrjetin e transmetimit në mbështetje të modelit tonë të ri ekonomik.
· Investime në rrjetin e transmetimit në përputhje me Planin e Përgjithshëm Kombëtar.
· Investime në rrjetin e transmetimit që sigurojnë edhe lidhjet e mjaftueshme me sistemin energjetik të Europës Juglindore.
Hartim i një politike të përbashkët energjetike me shtetin e Kosovës.
http://www.ps.al/programi/pavaresi-energjetike
s.z
Add new comment