Rama dhe Basha, në tryezën e drejtësisë

Presidenti Bujar Nishani, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë ka njoftuar organizimin e një tryeze paraditen e së hënes, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi. Duke iu referuar këtij zhvillimi të njoftuar, televizioni “Top Channel” ka zbardhur axhendën e tryezës e cila pritet të vendosë përballë ose përkrah njëri-tjetrit krerët më të lartë të shtetit.
Bujar Nishani, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të jenë së bashku për gati një orë e gjysëm, për të shprehur secili pikëpamjet se si duhet kryer reforma.
Duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë qëndrime të ndryshme mes palëve, TCH raporton se ka një garanci se kjo tryezë do të ketë disa konkluzione të përbashkëta për rrugën që duhet ndjekur për kryerjen e reformës në drejtësi. Garancia vjen nga partnerët kryesorë ndërkombëtare: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës nëpërmjet Komisionit të Venecias, të cilët do të monitorojnë çdo hap të reformës në drejtësi.
Për më shumë: http://top-channel.tv/neë/lajme/artikull.php?id=285458#k1
n.k
Add new comment