Kryeministri grek Antonis Samaras deklaron se në fund të 2014-s Greqia del nga memorandumi

Postuar në 05 Tetor, 2014 16:00

Kryeministri grek, Antonis Samaras duke folur në ceremoninë për 40-vjetorin e krijimit të partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, tha se vendi së shpejti do t’i linte pas memorandumet. “Japim garancinë se së shpejti Greqia, e vetme, do të mundë me dinjitet të rregullojë punët e saj. Greqia do të ketë përkrah saj edhe Europën, por edhe aleatin përtej Atlantikut. Ekonomia jonë mundet dhe do të gjejë së shpejti ritmet e zhvillimit ekonomik autonom”, deklaroi Samaras. Duke iu referuar fjalës së kryeministrit, agjensia ANA-MPA shkruan: “Para dy vjetësh premtova dy gjëra, mosdaljen e vendit nga eurozona dhe nxjerrjen e tij nga kriza. E thamë dhe e bëmë, arritëm suficit primar, dolëm në tregje dhe tani, në fund të 2014-s do të dalim nga memorandumet. Vendi po rifiton kredibilitetin”. Samaras tha gjithashtu se “po dalim nga memorandumi për të krijuar një Greqi të re, të lirë, me meritokraci dhe dinjitoze, një Greqi për njerëzit e aftë dhe jo militantët e partive”.

 

L.V

 

http://www.amna.gr/english/articleview.php?id=7137

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.