Hyn në fuqi vendimi për mostregtimin e miellit me nivel të ulët proteinik. “Koha Ditore” raporton për “rënie në maksimum të importit nga Kosova”

Postuar në 03 Tetor, 2014 02:10

Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimin e importimit të miellit me nivel proteine nën 12.5%. Dhe duket se ky vendim ka nisur të zbatohet. Vend i prekur në këtë rast është Kosova dhe siç raporton “Koha Ditore” kjo gjë kuptohet në doganën e Morinës. “Në datat 1 dhe 2 tetor ka hyrë në Shqipërivetëm një kamion me miell nga Kosova nga 7-8 kamionë në ditë që hynin para se të hynte në fuqi urdhri i Ministrisë së Bujqësisë”, deklaroi për “KD” një agjent doganor. Ishte ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ai që paralajmëroi ndryshimin. “Praktikisht ne kemi standardet evropiane të cilësisë së miellit , të cilësisë së grurit, të % të caktuara të proteinave në mënyrë që shqiptarët të furnizohen më miell dhe jo me krunde”, u shpreh ai në një takim në një fabrikë mielli në Tiranë, duke tërhequr vëmendjen për adoptimin e standardeve të reja.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.