Ministri Veliaj reagon pas skandalit: Statusin e jetimit e jep vetëm shteti. Çdo shoqatë që lëshon vërtetime shkel ligjin, do të përballet me pasojat

Postuar në 03 Tetor, 2014 04:54

Erjon Veliaj ka reaguar në lidhje me skandalin e zbuluar nga emisioni “Fiks Fare”, që tregoi se si kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço, për t'i dhënë statusin e jetimit, i kërkoi marrëdhënie seksuale një të mituri.  Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Ministri i Mirëqenies Sociale theksoi se statusin e jetimit në Shqipëri e jep vetëm shteti, duke paralajmëruar të gjitha shoqatat që shkelin ligjin se do të përballen me pasojat. “Më lejoni tani të ndalem në një fenomen të rëndë për të cilin kemi qenë dëshmitarë ditët e fundit, atë të shfrytëzimit të fëmijëve jetim nga persona të përfaqësuar ne emra organizatash fantazmë. Statusin e jetimit, të të verbërit, te personit me aftësi të kufizuar e jep vetëm ligji dhe një fakt i tillë vërtetohet vetëm nga një akt shkresor i lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror. Çdo shoqatë që vazhdon të lëshojë vërtetime me efekt përfitimin e shërbimeve falas është duke shkelur ligjin dhe do të përballet me pasojat e kësaj vepre”- u shpreh Erjon Veliaj.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.