Stokholm/ Papa Françesku dhe Snowden prioritarë të “Nobel”-it për Paqe. Putin gjithashtu renditet në listën me 278 kandidatë

Postuar në 03 Tetor, 2014 04:00

Sezoni i çmimeve “Nobel” filloi me emrat e amerikanit, Edward Snowden, të Papa Françeskut dhe pakistanezes, Malala Yousafzai me përparësi për çmimin e Paqes. Për Paqen, çmimi do të jepet më 10 tetor, kandidaturat në numër rekord, 278, janë pranuar. Nëse lista e plotë është sekrete, disa emra janë zbuluar nga ata që janë propozuar, si ai i Snowden, ish-këshilltar i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA), që zbuloi përmasën e mbikëqyrjes elektronike të ndërmarrë nga SHBA-ja. Vladimir Putin është gjithashtu midis kandidatëve për çmimin Nobel të vitit 2014, informoi drejtori i Institutit Norvegjez të Nobelit, Geir Lundestad. Ashtu si zbuluesit e njohur të së ashtuquajturës “pjesëza e Zotit”, Peter Higgs dhe François Englert morën çmimin e Fizikës në vitin 2013, spekulimet përqendrohen më shumë këtë vit në çmimin e Paqes dhe të Letërsisë. Kristian Berg Harpviken, drejtor i Institutit të kërkimeve për Paqe në Oslo është një prej ekspertëve të rrallë që rrezikon duke publikuar një listë me emrat favorit, edhe pse nuk ka gjetur kurrë fituesin. Këtë vit ai vendos Papën në vend të parë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.