Maqedoni, përmbyllet raporti për vdekjen e ish-presidentit Boris Trajkovski. Nuk bëhet publike asnjë hollësi. Pritet edhe raporti nga Bosnje-Hercegovina

Autoritetet maqedonase kanë përmbyllur punën hetimore për vdekjen e ish-presidentit të vendit Boris Trajkovski. Televizioni “Alfa” ka kontakuar me kreun e komisioni të posaçëm për këtë çështje, Umar Kulik, një ekspert i aviacionit, i cili ka bërë të ditur se raporti përfundimtar është përpiluar. Ai ka deklaruar se drafti i është dërguar agjencisë që ka hetuar aksidentin, draft që duhet të plotësohet edhe me detaje teknike për t’ia dërguar mandej institucioneve përgjegjëse. Një raport do të duhet të përgatisë edhe pala boshnjake, pasi avioni me të cilin udhëtonte Trajkovski u rrëzua në Jug të Bosnjes, në vitin 2004. Sipas njoftimeve të “Alfa” raporti i palës boshnjake ende nuk është dërguar. Ndërkohë asnjë detaj i raportit nuk është bërë i njohur.
http://www.alfa.mk/News.aspx?id=83016#.VC3SIXzwr84
http://www.zhurnal.mk/content/?id=141022111845
s.z
Add new comment