Ministri i Ekonomisë deklaron se në 2015-ën do të ketë ulje taksash. Dhe sqaron rritjen e akcizës

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka deklaruar në një intervistë për “Vizion Plus” se me buxhetin 2015 do të ketë ulje taksash. Dhe kjo sipas ministrit nuk është kërkesë e FMN-së, por vullnet i qeverisë. Ahmeti ka sqaruar edhe arsyen e rritjes së akcizës së fuhanit dhe heqjen e të drejtës për rimbursimin e akcizës së naftës biodiesel. “E drejta e rimbursimit hiqet pasi tregtarët e karburanteve abuzonin duke sjellë naftë të pacilësishme dhe e deklaronin si bio”, tha ai. Sa për duhanin, këtu me gjasë bëhet fjalë për nevoja të buxhetit. “Rritja e akcizës së duhanit me 20 lekë për paketë do të sjellë në 2015-ën 3.2 miliard lekë në buxhetin e shtetit”, shkruan “VP”. Ndryshime të tilla i paralajmëroi një javë më parë edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani në fjalën e tij në Parlament.
http://vizionplus.al/ne-2015-en-ulje-taksash/
s.z
Add new comment