Publikime “akademike” tonat në revista të huaja në këmbim të parave?

Ju kujtohet lajmi mbi artikujt akademikë të autorëve shqiptarë që publikoheshin në revista të huaja e që në këtë mënyrë shtiheshin në punë më pas për t’u graduar në lëmin akademik në Kosovë? Atëherë u fol për publikime të blera apo të rreme. Dhe është Ardian Vehbiu që në blogun e vet ‘Peizazhe të Fjalës’ flet për një variant të kësaj loje. Pasi është informuar nga burime të vetat, Vehbiu përmend tri revista medemek shkencore që kanë publikuar në gjuhën angleze, në këmbim të pagesave të bëra nga autorët, një seri shkrimesh të nënshkruara nga shqiptarë. Titujt e revistave në fjalë janë: Mediterranean Journal of Social Sciences, Journal of Educational and Social Research dhe Academic Journal of Interdisciplinary Studies.
Në njërën prej tyre, në atë të parën janë një duzinë me shkrime të vetëm dy autorëve shqiptarë. Nuk dihet nëse këto publikime janë përdorur për një promocion akademik në Tiranë, por nga titujt e shkrimeve të krijohet përshtypja se fjala është për artikuj e opinione të tipit gazetaresk. Vehbiu nuk është se bën insinuata mbi integritetin akademik e mbi nivelin e artikujve të këtyre autorëve, por ai denoncon nivelin e anglishtes së përdorur në to. Të tjerat lihen të kuptohen, apo të merren me mend. Prandaj, ka nevojë të bëhet një investigim i thelluar mbi këtë gjë.
Shkrimin e plotë të Ardian Vehbiut, me të cilin sa është ngacmuar problemi, mund ta gjeni në linkun http://peizazhe.com/2014/09/30/akademi-me-cmim-te-arsyeshem/.
Re.Pu.
Comments
Ne fakt, per t'u botuar duhet
<p>Ne fakt, per t'u botuar duhet te paguash: ky nuk eshte ndonje zbulim. Madje, per informacion te Vehbiut: Sa me cilesore nje reviste aq me shume paguan per t'u botuar. Kostoja e botimit te artikujve mbulohet nga fondi i kerkimit qe i atribuohet cdo studiesi. Ajo qe e dallon cilesine e nje reviste shkencore nga tjetra eshte seleksioni, kriteret e selektimit te artikujve dhe cilesise se tyre.</p><p>Ne fakt, argumenti i Vehbiut qe keto duhen investiguar eshte obsolet sepse nga njera ane, eshte e drejte e cdo reviste te botoje ke te doje, e si te doje - pak a shume ashtu si edhe Vehbiu ne Blogun e tij, qe shkruan sa here te doje, per cfare te doje dhe, ne shumicen e kohes, per ke te doje. Per sa kohe qe keto revista nuk paguhen me taksa apo leke publike dhe respektojne kushtetuten, ato jane te lira te bejne c'te duan. Ka me mijera revista te tilla irrelevante ne planet e te merresh me to do te thote te kesh me shume se nje jete, apo t'i kesh mbaruar te gjitha punet e te mos dish me cfare te merresh. Se dyti, kriteret e vleresimit te cilesise se studiesve jane te qarta: duhet te kesh botuar ne revista qe kane impakt shkencor, duhet te marresh pjese ne konferenca, te njihesh ne komunitetin tend. Kush zgjedh periferine mbetet ne periferi te kerkimit, i panjohur, irrelevant. Dhe se fundi, me investigim pa investigim kjo nuk ndryshon asgje ne sistemin shqiptar qe eshte kaq i korruptuar saqe gjeja me e mire qe mund te bejne eshte ta mbyllin fare ate universitet, se nuk e meriton ate emer.</p><p> </p><p> </p>
Add new comment