“Kauza” e Obeliskut zbret në bazë. Kreu i PD-së, Cara: “Prishja, epsh antidemokratik”. Roshi: “Monumenti i ri, nuk është parë në rruzull”

Në emisionin “Tonight Ilva Tare” është diskutuar për çështjen e obeliskut të prishur në Kavajë, monument që imitonte dy gishtat, simbol i demokracisë, por edhe i demokratëve. Emisioni është zhvilluar me të dyja palët të pranishme, krerët e PD-së në Kavajë nga njëra anë dhe kreu i Bashkisë Elvis Roshi nga ana tjetër. “Gjaku i larë dhe nga etërit e këtyre që janë sot në pushtet ka bërë të mundur që irritimi i qytetarëve të Kavajës të jetë në shkallën maksimale. Kavaja simbolin e saj nuk ia fal jo Edi Ramës, por askujt. Akt vandal në mënyrë të njëanshme i kryer nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që i shtrin dorën opozitës për të qenë pjesë e parlamentit, në anën tjetër shemb Obiliskun në mënyrë vandale. Ne protestojmë për pabesinë dhe urrejtjen që ka Kryeministri Rama. Nuk është vrarë vetëm Kavaja, por gjithë demokracia. Këta kanë një epsh të shfrenuar ndaj demokracisë dhe veprimeve liridashëse të qytetarëve”, është shprehur kreu i PD-së së Kavajës, Engjëll Cara. Nga ana e vet është përgjigjur kryebashkiaku Elvis Roshi, i cili ka deklaruar se çështja po politizohet qëllimisht. “Qendrën e Kavajës e ka miratuar Këshilli Bashkiak, është qëndër moderne me infrastrukturë europiane. Dy gishtat u kthyen në një rrezik dhe për fëmijët e Kavajës pasi kolovateshin, në shumë raste dëmtuan edhe gjymtyrë. Unë nuk e kuptoj këtë protestë. Qytetarët janë të lirë, jemi në demokraci sot. Protesta nuk ka lidhje me sheshin, nuk e kuptoj këtë protestë dhe çfarë kërkojnë. Por nuk duhet të ngatërrojmë politikën me zhvillimin e qytetit tonë. Ku ishin dy gishtat do kemi një shatërvan shumë të bukur. Është diçka që do jetë në të mirë të qytetit. Këshilli bashkiak para muajsh vendosi 5 milionë lekë për të hapur një konkurs për të bërë monumentin e demokracisë në qëndrën e re që do ta inagurojmë me 26 mars të vitit që vjen. Do ta vëmë përballë dy gishtave, demokracia nuk është se humbi. Monumenti do jetë shumë i bukur, prej bronzi. Do jetë një monument madhështor që nuk është parë në rruzullin tokësor. Ne nuk flasim, bëjmë punë. Nga viti 2011 në Kavajë ka një zhvillim të madh. Gjithë Qeveria e ka mendjen në Kavajë. Sheshi i Kavajës është një investim i qeverisë. Kavaja do jetë një ndër qytetet më të bukura të Ballkanit. Bashkia dhe kryetari i Bashkisë nuk e harron gjakun e dëshmorëve të derdhur për demokraci. Një nga ata jam dhe unë dhe nuk është ai zotëria aty në panel”, tha Roshi.
http://www.oranews.tv/vendi/kavaja-ne-proteste-per-dy-gishtat-roshi-po-p...
s.z
Comments
Pa paragjykuar dot, sot, pa

Pa paragjykuar dot, sot,

pa pasur te drejte te paragjykojme ate qe ka ndodhur 23 vjet me pare,

s'mund te mos pranojme se Dy Gishtat nuk kane qene e as jane te Sali Berishes.

Pa asnje medyshje, as te Edi Rames, pavarsisht pozicioneve qe kane pasur ate kohe...

Dy Gishtat, madje, s'jane shpikje e zbulim as i kavajasve e as i shqiptareve...

Jane simbol i perpjekjeve ne kerkim te lirise, perpjekje qe nuk reshtin kurre,

as pak muaj me pare, nen pushtetin e Sali Berishes, e as nen hyqmin e Edi Rames sot...

Premtimi elektoral i Edi Rames per "t'ja kthyer mbrapsht Saliut Dy Gishtat, t'i mbaj tek oborri i PD-se",

sic eshte dokumentuar me ze e figure te shprehej ai ne prag te 23 Qershorit, e kompromenton shume...

Dy Gishtat nuk duheshin hequr,

pa vene Dy Gishta te tjere, se paku po aq te bukur se ata Dy Gishta qe ishin...

Perderisa ky popull keshillohet te duroj e te pranoj,e ende , edhe simbole te dhunes nen komunizem...

.... ore zotni ate lirin e

.... ore zotni ate lirin e kerkuar nuk e sollen ata gishtat por studentet dhe natyrisht muri i berlinit. Nese ti do ndonje element per dy gishtat fare mire mund ti drejtohesh edhe deshmitareve te tjere si edhe une , qe ne mbremjen e qytetit studenti kur erdhi perfaqesia e studenteve, ishte vete Azemi qe me gojen e tij i beri thirje sheshit per te mos festonin me dy gishtat lart mbasi kjo ishte nje kerkese e Ramiz Alise dhe ai i kishte permtuar qe nuk do nderonin me dy gishtat lart. Mbrapa Azemit isht dhe Saliu me pardesyne e bardhe qe ate dite edhe mikrofonin ja hoqen e kur ai nisi te pralliste .

BRABO EVIS ROSHIT qe e ka kuptuar qe nuk jane simbolet qe i japin cilesi jetes por mirqenia rregulli dhe qytetaria.

A e keni pare se sa ''bukur''

A e keni pare se sa ''bukur'' e ka bere Jozefina shatrivanin (ne Shkoder) ne vend te 5 heronjve? Vetem ndonje psikopat mund te marre guximin te kaloje mes makinave ( shoferave) te cmendura e te shkoje e te ulet te stolat rreth e rrotull shatrivanit, ne pishe te diellit, zhurmes e pluhurit....

Mendoj se, qofte grushti ne

Mendoj se, qofte grushti ne temth te kokes, simbol i komunizmit; dora e shtrire perpara,smbol i nazizmit. pra i ketyre dy sistemeve gjakatar, per hire te se vrtetes mund te thuhet se kurre nuk arriten te perjetesoheshin ne permendre apo obelisqe. Perjetesimi i simboleve te kesaj natyre, nuk eshte asgje me shume se nje atavizem i perjetesimit te shperfilljes dhe poshterimit te individit , si qenie me konstrukt te larte shpirteror dhe moral. Vetem kush nuk ka me te voglin respekt per njerzit dhe i konsideron ato turma, i vjen keq per simbolet manipuluese te mobilizimit demagogjik.

Prishja e obeliskut, ne
Prishja e obeliskut, ne kavaje eshte skaterrim i simbolit te demokracise qe do te thote kthim ne diktature, sepse nje qytet apo nje shtet pa simbole , eshte sikur nuk ekziston , aq me teper qe dy gishtat perfaqesojne lirine dhe demokracine, dhe nuk mund te rrijme duar kryq sepse ky element qe eshte sot ne pushtet eshte ne gjendje te heqi edhe shqiponjen nga flamuri , simbolin ete gjithe shqiptareve
Add new comment