Nën akuzë për skandalin e gjykatës së Pukës, pezullohet kreu i Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme

Postuar në 30 Shtator, 2014 15:37

Kreu i Auditit në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Janko, është akuzuar si i përfshirë në skandalin e Gjykatën e Pukës ku u përfshinë prokurorë, gjykatës, sekretar, e kancelar të këtij institucioni. Në dëshminë e tij para Këshillit të Prokurorëve pak ditë më parë, prokurori i Pukës Pëllumb Prençi ka deklaruar para eprorëve se personi që ka ndërhyrë për të ndikuar në kërkesën e tij si prokuror për çështjen gjyqësore, ka qenë zyrtari i Prokurorisë së Përgjithme. Kështu, kryeprokurori Llalla mësohet se ka pezulluar nga detyra vartësin e tij dhe ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligshëm tek persona që kanë funksion publik”. Vetë Janko nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për dëshminë e prokurorit të Pukës, i cili gjithashtu është pezulluar dhe gjykohet për shpërdorim detyre.
Këtë të enjte në mbledhjen e rradhës Këshilli i Prokurorisë pritet të vendosë për shkarkimin apo jo nga detyra të Prençit. Nga ana tjetër, pas verifikimit të dëshmive dhe përmbylljes së hetimeve, Janko mund të përfundojë nën akuzë nëse deklarimet e prokurorit Prençi, do rezultojnë të vërteta.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.