Maqedoni, presidenti cakton në Këshillin e Sigurisë përfaqësues nga PDSH-ja. Reagon BDI-ja, që hedh poshtë edhe mundësinë për zgjedhje

Presidenti i Maqedonisë ka caktuar së fundmi pjesëtarët shqiptarë në Këshillin e Sigurisë. Mediat shqiptare në vendin fqinj raportojnë se asnjë prej tyre nuk vjen nga radhët e BDI-së, partia në pushtet, por nga radhët e PDSH-së së Menduh Thaçi. Vali Kreci, Flora Kadriu dhe Naser Sejdini jkanë anëtarët e rinjë shqiptarë të këshillit pranë Presidentit George Ivanov. Kjo lëvizje është interpretuar si sinjal se PDSH-ja në një farë mënyre do të jetë në qeverisje, teksa nga ana e BDI-së, ky veprim dëshmon për marrëveshjen e bërë për presidentin në zgjedhjet e para disa muajve. BDI_ja kërkonte kandidat konsensual, çka nuk u përfill si kërkesë. Ndërkohë që kreu i saj, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Dnevnik” ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke i cilësuar si të padobishme dhe të panevojshme.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=141011025432
http://almakos.com/lajme/maqedoni/61824-paralajmerimet-e-almakos-dalin-t...
s.z
Add new comment