PD mbyll numërimin, ekipi “Ristani” zhvendoset nga KQZ-ja tek Pallati i Kongreseve

Postuar në 29 Shtator, 2014 03:20

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave për ekipin e ri të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ky forum do të konstituohet brenda dy javësh, ndërkohë që PD njoftoi e se kanë votuar 70% e delegatëve. Pritet që përllogaritja e për anëtarët fitues të bëhet në selinë e Partisë Demokratike. Procesi i numërimit të votove nisi mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa për të bërë transparencën e numërimit të çdo vote u vendos një ekran i madh në hollin e Pallatit të Kongreseve nga ku shihet numërimi i votave të delegatëve. Në ditën e parë të punimeve të Kuvendit votuan më shumë se 55% e delegatëve, ndërsa procesi që ishte parashikuar të mbyllej në orë 18:00, u shty 20:30 deri kur votoi edhe delegati i fundit. Në funksion të procesit të votimit u ngritën 10 komisione me nga tre anëtarë, ndërsa demokratët me të drejtë vote zgjodhën të besuarit e tyre mes 285 kandidatëve për 150 vendet në Këshillin Kombëtar.

Ka edhe diçka tjetër interesante, në morinë e detajeve që kanë dalë këto dy ditë të Kuvendit. Procesin e numërimit e drejton deputeti Arben Ristani, ndërsa një pjesë e mirë e stafit ka punuar me të në KQZ. Pra ata thjesht kanë ndërruar sallë, brenda të njëjtës ndërtesë. Mund të thuhet se në këtë mënyrë, kryetari Basha mund të rrijë i qetë për rezultatin.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.