Valë protestash në Hong Kong. Kundërshtohet kufizimi i të drejtës së votës nga Pekini zyrtar

Kina po përballet me një situatë delikate në Hong Kong. Agjenciët kryesore të lajmeve në Perëndim flasin për përdorim të gazit lotsjellës dhe mijëra demonstrues që kundërshtojnë vendimin e Pekinit, për të mos lejuar zgjedhjen e ardhshme të drejtuesit kryesor të Hong Kongut në mënyrë të lirë. “Kina kërkon që të kufizojë zgjehdjet me një grup kandidatësh që janë besnikë të Pekinit”, shkruan “Reuters” që nuk harron të theksojë edhe një aspekt që lidhet me detyrimet ndërkombëtare. “Britania e Madhe ia ktheu Hong Kongun Kinës nën një formulë të njohur si “një vend, dy sisteme”, që garantonte autonomie të lartë dhe disa liri që nuk gëzohen në kontinent. E drejta e votës ishte një nga qëllimet”, shkruan agjencia e lajmeve. Ndërkohë Pekini zyrtar ka përcjellë përmes agjencisë zyrtare “Xinhua” qëndrimin e qeverisë së Hong Kongut që e konsideron lëvizjen “Occupy Central", të kriujuar nga demonstruesit si të paligjshme. Por titulli që tërheq më shumë vëmendjen është ai i përdorur nga “CNN”: “Hong Kongu paralizohet”.
s.z
Comments
Kjo foto duket si ato ne
<p>Kjo foto duket si ato ne Angli ne shkullin e 18 ose ne Amerike ne luftrat e veriut me jugun.</p>
Add new comment