SHISH ka përgjuar intensivisht Metën e Ramën, por edhe Olldashin, Patozin e Rusmalin, thotë Dita

Sipas të dhënave të raportit te hartuar pas kontrollit te SHISH nga Kuvendi, të siguruara nga gazeta DITA, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë përgjuar 24 orë në ditë nga SHISH. Sherbimi ka përgjuar rreth 700 telefonata të Metës dhe rreth 200 të Edi Ramës para dhe pas 23 qershorit, por edhe një sërë politikanësh të tjerë, deputetë socialiste por edhe demokratë. Kështu veç të ndjerit Sokol Olldashi, SHISH kishte përgjuar edhe ata që tashmë cilësohen si kundërshtarë të Berishës, Astrit Patozi e Ilir Rusmajli. Në shumë biseda të spiunuara figuron edhe biznesmeni i kudondodhur, Samir Mane.
a.k
Add new comment