Fshehje e pasurisë, Inspektoriati kallëzon gjyqtarin, ky i fyen dhe i shan, pastaj largohet

Postuar në 29 Shtator, 2014 09:55

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë ka kallëzuar penalisht gjyqtarin Osman Aliu.  ILDKP ka konstatuar fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta, dhe pa burime të ligjshme, 2009 – 2013, jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje, huadhënie dhe dhurata me qëllim justifikimin e pasurive të vëna në kundërshtim me ligjin, duke çuar për kallëzim penal kështu gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës.  Ndërkaq, Inspektoriati do të njoftojë menjëherë Ministrin e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore edhe për sjelljen rrugaçërore të gjyqtarit Aliu, i cili në ambientet e ILDKPKI, jo vetëm refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të Inspektorëve por edhe u largua duke i fyer ata.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.