Dëshmitarit kyç në gjyqin kundër Arben Frrokut, i është vënë dinamit dy javë më parë në makinë!

Policia ka çaktivizuar nga automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 750 GT lëndën plasëse eksploziv C4, dy javë më parë. Tani zbardhen detajet e ngjarjes e cila tashmë është regjistruar si atentat i mbetur në tentativë ndaj dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku. Pikërisht mjeti në fjalë rezulton në pronësi të shtetasit Fatmir Vladi, ky i fundit i njohur dhe si Arben Ndoka në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin Frroku. Kjo ngjarje ka alarmuar policinë e shtetit, pasi Fatmir Vladi është në cilësinë e personit të mbrojtur pasi ka pranuar të dëshmojë e bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e vrasjes së ish-kryepolicit Dritan Lamaj.
Pak ditë më parë ishte vetë Arben Frroku i cili bëri publik për mediat emrin e dëshmitarit të mbrojtur Fatmir Vladi, duke deklaruar se e njihte dëshmitarin dhe ai s’ka asnjë dijeni për ngjarjen por keqpërdoret nga prokuroria.
a.k
Add new comment