Vëllai i kreut të shërbimit kosovar të Inteligjencës akuzohet për vjedhje nafte me bidona

Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar të hënën si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë, njoftojnë mediat e Prishtinës.
Kryeprokurorja e Prokurorisë së Gjakovës, Shpresa Bakija, ka thënë për “Kohën Ditore” se një zyrtar administrativ është kapur në flagrancë me dy bidona në tentativë për të kryer vjedhje të karburantit. “Ka ndodhur një tentativë vjedhjeje. Zyrtari është zënë në flagrancë me dy bidona duke marrë naftë. Është njoftuar Inspektorati Policor. Ne do të vazhdojmë me tutje, por nuk ma merr mendja që do të shkojmë me ndonjë masë të rëndë, për arsye se është në tentativë dhe është një sasi e vogël”, ka thënë Bakija.
a.k
Add new comment