Shënim: Rritja e tregëtisë me pakicë, tregues që edhe ekonomia është rritur?

Në tremujorin e dytë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, njofton INSTAT. Në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 4,3% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Pra rrtija ka qenë pothuaj e njëjtë në të dyja nëngrupet. Në njoftimin e INSTAT-it, bie në sy se në grupin "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 16,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Këto të dhëna të INSTAT-it për tremujorin e dytë tregojnë se ka patur një gjallërim të ndjeshëm të konsumit, i cili përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto. Gjë që tregon se rritja e tij në tremujorin e dytë mund të ketë qenë mbi parashikimin e bërë nga FMN për një rritje ekonomike prej 2.1%.
E.Zaloshnja
Comments
Zoti Zaloshnja, ekonomia ne
<p>Zoti Zaloshnja, ekonomia ne rritje eshte vetem per ju dhe per qeverine, se njeri tjeter nuk kam degjuar qe te thote qe jemi ne rritje. Ne momentin qe shume biznese kane aplikuar uljen e pagave, merret me mend se sa mire jemi. Ju keshilloj te jeni me objektiv!</p>
Add new comment