Sorollatja e Ina Ramës, e ka fajin presidenti dhe jo unë, thotë Çefa

Revista Java shkruan se përgjegjës sorollatjen e ish kryeprokurores Ina Rama nuk është KLD, por vetë presidenti Bujar Nishani. KLD nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj që ta rikthejë në Gjykatën e Apelit pas përfundimit të detyrës, dhe e njëjta situatë është edhe me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj. Që “fajin e ka Nishani”, e ka konfirmuar pa dashje nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, ndërsa ka qenë prezent në Komisionin e Ligjeve gjatë debateve për kërkesën e shkarkimit të tij. “Akuza e ngritur nga grupi i deputetëve për shkelje të ligjit në mosshqyrtimin në kohë të kërkesës së ish- Prokurores së Përgjithshme dhe ish-kryetares së Gjykatës së Lartë është se nuk i keni marrë në shqyrtim. Kjo ligjërisht nuk është kompetencë e asnjërit prej anëtarëve të KLD-së, por është kompetencë e kryetarit të këtij Këshilli. Nuk ka pasur një objekt vendimmarrjeje nëse do t’i fusim në rendin e ditës këto apo jo”, ka thënë Çefa.
a.k
Add new comment