Dy dënimet e para nga Gjykata e Vlorës për çështjen “Gjika”. Burg për ish zyrtarët e ALUIZNI-t

Postuar në 30 Shtator, 2014 10:40

Dy-ish zyrtarët e parë që dënohen nga procesi gjyqësor ku është i pandehur edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, janë ish-drejtues të lartë të ALUIZNI-t Vlorë. Gjykata e Vlorës I dënoi ata me burg dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet, pasi kane legalizuar prona me dokumente false. Gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e ALUZINI-t Vlorë, Roland Tafilaj duke i dhënë dënimin 1 vit e 6 muaj heqje lirie, dhe me 1 vit burgim ish-përgjegjësin e Sektorit të Urbanizimit të këtij institucioni, Besnik Zërra, të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Të dy të pandehurit kanë kryer në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre, kualifikimin për legalizim të tre objekteve informale dhe të parcelave ndërtimore, në emër të shtetasve M. Tartari, A. Ahmataj dhe A. Ferati, të ndodhura në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë, duke lejuar më pas edhe vazhdimin e procesit të legalizimit.
a.k

Comments

Submitted by Lexuesi (not verified) on

Krejt e kunderta e artikullit tuaj eshte e vertete:
1. Ky denim i takon nje ceshtje penale qe nuk ka lidhje fare me Gjiken, prandaj ky me se paku eshte nje keqinformim
2. Ligjerisht, ky denim i zyrtareve te ALUIZNIT eshte nje argument i forte ne mbrojtjen e Gjikes, madje nje alibi e padiskutueshme, sepse verteton qe leja e ndertimit eshte dhene pas legalizimit, dmth pas ligjerimit te prones se ketyre individeve! Kush ka mend e kupton lehtesisht logjiken juridike!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.