Dyshon se i biri 38 vjeçar ka shkuar në Siri, prindi denoncon largimin e tij në Komisariatin 6 të Tiranës

Duke u nisur nga veprimet e fundit të të birit 38-vjeçar dhe shoqërimet e tij me persona të cilët ngjallnin dyshime, Hysen Laze ka denoncuar në komisariatin numër 6 në kryeqytet vetëm pak ditë më pare, mungesën e djalit dhe dyshimet se ai mund të ketë shkuar në Siri. Laze, me origjinë nga Skrapari dhe jeton në zonën e Yzberishtit, prej ditës së premte ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të tij Daut Laze pranë autoriteteve të policisë. I biri prej disa muajsh është larguar nga shtëpia, por pa u treguar prindërve se ku po shkonte. “Dyshoj se djali im ka shkuar për të luftuar me grupet xhihadiste. Ka disa muaj që është zhdukur dhe dua ta verifikoni se ku e kam djalin. Dua të ma ktheni në shtëpi”, mësohet të ketë thënë para efektivëve të policisë Laze.
a.k
Add new comment