Kuvendi i PD-së, Ndriçim Kulla mendon se po nis era “Basha”. Dhe bën një krahasim: “Basha nuk u soll me Berishën si Rama me Nanon”

Postuar në 02 Tetor, 2014 03:43

Ndriçim Kulla shkruan sot te “Panorama” një opinion për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Kuvendi i PD-së, si nisje e epokës “Basha””, titullohet ai dhe merret me konfirmimin e Lulzim Bashës dhe ekipit të tij në krye të PD-së, në Kuvendin e fundit kombëtar. Kulla ndalet te kritikat që i janë bërë nga shumëkush Kuvendit, duke i cilësuar disa prej tyre si shumë malinje. Ndalet gjatë te ndryshimi i pushtetit brenda PS-së në vitin 2005, duke konsideruar se ajo që bëri Edi Rama pas Nanos, mund të krahasohet vetëm me Putinin në Rusi, me Lukashenkon në Bjellorusi, apo edhe me Janukoviçin kur pasoi Kuçman. Gjithsesi ka një paragraf në shkrim që vlen të veçohet pasi bie ndesh me mendimin e përgjithshëm për atë që ndodh në PD. “Basha nuk u soll me Berishën si Rama me Nanon dhe kjo i rrit kreditet politike Bashës, nuk i zvogëlon ato. Dikush mund të thotë se Basha edhe nëse do të donte, nuk mund të sillej me Berishën si Rama me Nanon, se baza e PD-së nuk do ta pranonte këtë gjë. Por kjo tregon se baza e PD-së është më e përgjegjshme se baza e PS-së dhe kjo nuk është një handikap për liderin e ri Basha, por një tjetër avantazh politik për të”, shkruan ndihmësi i Presidentit, Kulla. Tani për këto çështje secili ka mendimin e vet, por ajo që është e dyshimtë, nisur nga 23 vjet politikë, është se Sali Berisha, dha dorëheqjen dhe hapi rrugën, duke e luajtur fatin e vet politik bazuar në vullnetin e bazës së partisë, që kufizon kështu çdo “konvulsion” politik të paparashikueshëm të kryetarit të ri. Thjesht mund të gjenden argumente të tjera, sikurse në rastin e Edi Ramës, ishte drejtuesi i aparatit, njeriu që ndikonte më shumë bazën, Gramoz Ruçi dhe pjesa më e madhe e KPD-së, që kërkonte Ramën, përkundejt kryetarit që edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë e dha nga zyrat e kryeministrisë. Ka pra një ndryshim.

s.z  

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Edhe po te donte Basha te sillej ndryshe me Berishen, nuk do te mundte kurre ta bente, sepse Berisha nuk e shkarkonte por e fluturonte nga PD. Sa i sforcuar duket z. Kulla kur shprehet se baza e PD eshte me e pergjegjshme se baza &nbsp; PS. Pse? Sepse baza e PS, nuk eshte e ngurte pas glorifikimit te liderit? Pse baza e PS, mendon se dje ishte Nano, sot eshte Rama dhe neser mund te jete nje tjeter, ndersa baza e PD, nuk sheh me larg se hunda e Berishes?</p><p>Baza e PD eshte me e komunistizuar sesa baza e PS. Kulti i individit eshte psikologji komuniste.</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Ha ha ha. Or taj nuk eshte lehte te behesh padrino.Basha duhet te prese radhen.Kur te vdese Berisha dhe femijet e vet atehere Basha mund te kandidoje per kapo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.