“PDIU, negociata për të hyrë në qeverisje”, thotë “ABC NEWS”

Postuar në 01 Tetor, 2014 13:23

Maxhoranca aktuale duket se do të zgjerojë radhët edhe me pesë deputetë.  Sipas “ABC NEWS” partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi po negocion për të hyrë në qeveri, por, po sipas këtij televizioni, bëhet fjalë për ndarjen e posteve të dyta. Afrimi I PDIU-së u fol edhe njëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, por asokohe pati zëra kundër nga PS-ja, përfshirë edhje deputetin Koço Kokëdhima.  Nga ana tjetër afrimi I kësaj partie është parë përherë si një mënyrë për të relativizuar forcën e LSI-së, por kësaj radhe duket se bëhet fjalë për një lëvizje që më shumë synon zgjedhjet lokale. Lajm përbën edhe numri I deputetëve të shumicës, nëse marrëveshja është reale.

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/46892

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.