Fatos Klosi: SHISH ka humbur besimin e publikut. Duhen hapur letrat për përgjimet

Ish kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, theksoi se ka ardhur koha që për përgjimet e SHISH të hapen letrat. Deklarata e Klosit erdhi pasi Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, i ka cilësuar të paverteta deklarimet mediatike, duke dhënë garanci se nuk është kryer asnjë përgjim ilegal. “Kjo do të ishte absurde. Prandaj them ka ardhur koha që të hapen kartat. Nuk shoh ndonjë sekret apo ndonjë dëm të madh që i bëhet, është shumë më e rëndësishme dhe duhet të sqarohet nëse shërbimi është në binarët ligjor dhe kushtetues që duhet të jetë, - ky që është në drejtim të tij, këtë që tha e tha të vërtetë apo jo, – sesa të rrimë të fshihemi prapa gishtit tonë, të mos dalë kjo apo ajo gjë. Kjo është shumë më e rëndë”, tha Klosi. Në një intervistë në “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Fatos Klosi tha se ky institucion e ka humbur tashmë besimin e publikut.
L.V
Add new comment