AKEP bllokon “Mistreci.com”, faqja e transmetimit të filmave të titruar shqip. Reagimi: “Mbyllja pa vendim gjykate dhe kërkesë e grupeve të interesit”

Postuar në 01 Tetor, 2014 19:31

Shumëkush ka dëgjuar dhe ka përdorur faqen online “Mistreci.com”. Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për një faqe të krijuar dhe të administruar nga shqiptarë, e ku jepen filma të titruar shqip në HD. (Ndër të tjera). Faqja përditësohej me filma të rinj dhe ishte e vizituar gjerësisht. Mirëpo AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka vendosur që ta mbyllë këtë faqe bashkë me disa të tjera. Kundrejt këtij vendimi “Mistreci” ka pretendimin e vet, që bazohet kryesisht mbi faktin se shërbimi që ofrohet aty është i marrë nga adresa të tjera, pra e publikuar. Pra thjesht shërbehet linku përkatës. “Vetëm pak ditë më parë një vendim nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka dhënë urdhër të gjitha ISP-ve në Shqipëri për bllokimin e menjëhershëm të faqes Mistreci.com dhe 35 faqeve të tjera që publikojnë filma me titra shqip. Në një link që ka qenë gjithmonë në faqen tonë të parë ne kemi sqaruar kushtet e përdorimit të faqes tonë. Çdo video e vendosur në faqen tonë është e hostuar diku tjetër; ne thjesht vendosim link-un ose kodin e integruar, pra njëlloj si të vendosim një video nga “Youtube”. Na vjen vërtet keq që një institucion shqiptar vendos të bllokojë vetëm faqet shqiptare, ndërsa faqe të huaja që ekzistojnë prej më shumë se 10 vjetësh vazhdojnë të jenë të pabllokuara. Na vjen keq gjithashtu për faktin që ndër Top 100 faqet më të klikuara dhe të pabllokuara në Shqipëri vazhdojnë të jenë faqe të tjera me filma për të rritur. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh që me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google shfaqet çdo lloj përmbajtjeje “e jashtëligjshme” sipas kritereve të AKEP. Në sytë tanë, kjo nismë e AKEP e afron Shqipërinë pranë vendeve si Turqia, Egjipti, Siria dhe Kina, në të cilat praktikat e censurës në internet janë të përditshme. Kërkesa e AKEP nuk bazohet në asnjë vendim gjykate, por në një kërkesë të dyshimtë dhe aspak transparente të grupeve të interesit”, thuhet në njoftimin e bërë në “Facebook”. Siç mund të kuptohet, tërhiqet vëmendja jo vetëm te mungesa e një vendimi, por edhe te loja e grupeve të interesit. Dhe në fakt, në komentet online, poshtë statusit në fjalë, hamendësohen edhe se kush janë këto grupe interesi.

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

"Kërkesa e AKEP nuk bazohet në asnjë vendim gjykate, por në një kërkesë të dyshimtë dhe aspak transparente të grupeve të interesit”

Eshte njelloj si te thuash polcit i duhet vendim nga gjykata qe te vere gjoba,c'idiotesi,pirateria eshte e ndaluar me ligj dhe duhet te ndalohet sapo te konstatohet,ky rast eshte i vonuar,pavarsisht se mua nuk me vjen aq mire se shihja filma falas,shpresoj qe te nderrojne server dhe te rifillojne nga pirateria...dmth puna :D

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Krahasimi me policin që vë gjoba nuk qëndron. Gjobitja nuk është akt juridikt i formës së prerë. I gjobituri mund ta kontestojë gjobën në gjykatë, nëse e konsideron të padrejtë. Po të ishte ndryshe, polici do të ishte njëkohësisht gjykatës, s'do të ekzistonte ndarja e pushtetit ekzekutiv nga ai judikativ, dhe çdo zbatues ligji (në këtë rast polici) do të mund ta interpretonte ligjin sipas dëshirës. Në rastin konkret siç duket ka ndodhur pikërisht ai fenomen që po bëhet i zakonshëm në Shqipëri, anashkalimi i gjyqësorit. Me pretendimin (fatkeqsisht të saktë) se gjyqësori është i korruptuar, i paaftë etj. etj. qeveria po guxon të kryejë fakte në terren, si p.sh. shembje selektive të ndërtesave me leje e pa leje, mbyllje biznesesh, mbledhje të dhënash personale si rasti i IMEI-t etj. Shpesh, si në rastin konkret, këto ndërhyrje bëhen për përfitime të njerëzve të qeverisë, dhe jo në të mirë të publikut. Të paktën në rastin e IMEI-it, ai gjyqësor copë-copë siç është të paktën i vuri sinorin qeverisë.

Submitted by Anonim (not verified) on

jam shume dakort qe te bllokohen nese edhe platformat kryesore digjitale ne shqiperi i blejne ne forme te rregullt filmat.

por nuk behet ligji si puna e priftit qe thote se zoti e ka ndaluar pirjen e alkolit dhe per vete e pi

edhe ne turqi u bllokua twiter por nepermjet proxy perdoruesit vazhdonin aksesin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.