Yevtushenkov si Khodorkovsky? Disa të dhëna dhe arsyetime që flasin kundër një loje të ngjashme

Para disa javësh në Rusi u ndalua dhe aktualisht mbahet në arrest shtëpie një nga biznesmenët më të pasur, Vladimir Yevtushenkov, që vlerësohet se ka pasuri personale në 9 miliardë dollarë. “Russia Beyond the Headlines” shkruan sot se rasti i Yevtushenkov, po gjykohet nga kushdo si një rast analog me atë të një emri të njohur të biznesit rus, Mikhail Khodrokovsky. Mirëpo në vlerësimin konkret të situatës, sipas edhe disa ekspertëve dhe analistëve që janë thirrur për të dhënë mendimin për këtë çështje, të dyja rastet kanë shumë pak ngjashmëri. Khodrokovski ishte një person i angazhuar në politikë, kurse Yevtushenkov jo. Si ilustrim sillet fakti se ai është i afërt me ish-kryetarin e bashkisë së Moskës, Yury Luzhkov, e megjithatë asnjëherë nuk e ka ndihmuar atë. Arsyeja e dytë është se Yevtushenkov, është i përfshirë në shumë projekte qeveritare si zhvillimi i “Glonass”, analogu rus i GPS-së. Ka patur spekullime se është kreu i “Rosneft”, Igor Sechin, që mund të ketë nxitur këtë sulm. Kjo pasi “Bashneft”, i blerë nga Yevtushenkov, si kompania me rritjen vjetore më të lartë në Rusi, po kërcënonte "Rosneft" në rënie. Kjo histori u hodh në qarkullim së pari nga vetë Khodrokovsky, por Sechin ka mohuar që "Rosneft" ka patur ndonjëherë synime ndaj naftës së Bashkirisë. Çështja përqendrohet kështu te kontrata e Yevtushenkov me djalin e presidentit bashkir, Ural Murtaza Rakhimov, në vitin 2009, sipas së cilës çmimi i blerjes do të ishte 2.5 miliardë dollarë, por 500 milionë do të lëvroheshin pas arritjes nga "Bashneft" të disa treguesve financiarë, të cilët dështoi t’i arrinte. Bëhet e ditur se edhe Ural Rakhimov është vënë në ndjekje penale në muajin gusht dhe është në kërkim ndërkombëtar. Dyshimi që lihet është se 500 milion dollarëshi është shifra që qëndron e pajustifikuar dhe quhet zbritje e paligjshme në çmimin e blerjes. Të gjitha mund të quhen edhe interpretime, pasi edhe nëse bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një akt të pastër korrupsioni, është precedenti i vendosur nga Putin, sidomos me Khodorkovskyn, ai që krijon të gjithë dyshimin.
http://rbth.com/business/2014/10/01/what_is_behind_arrest_of_billionaire...
s.z
Add new comment