KLSH-ja kallëzon penalisht ish-drejtorin e QSUT-së dhe 4 punonjës të tjerë. Motivi: “Keqmenaxhim fondesh me dëm prej 350 mijë dollarë”

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në prokurori për ish-drejtorin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Rushi dhe katër punonj2ës të tjerë të këtij institucioni. Sipas KLSH-së, personat në fjalë kanë keqmenaxhuar fondet publike në vlerën e 560 mijë dollarëve me një dëm ekonomik prej 350 mijë dollarësh. KLSH-ja ka arritur në këtë konkluzion pas auditit të kryer për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2013 dhe ka konstatuar se shpërdorimet e fondeve janë konsumuar gjatë procedurës së prokurimit për “Mirëmbajtjen dhe riparimin e 1 rezonance manjetike dhe 3 Skanerave”. Të akuzuarit mendohet se kanë prishur një kontartë për të kualifikuar një tjetër. Po kështu, 56 milionë lekë jështë dëmi për keqmenaxhimin e medikamenteve.
http://www.oranews.tv/vendi/klsh-padit-ish-drejtorin-e-qsut-se-keqmenaxh...
s.z
Add new comment