Probleme për Menduh Thaçin. Kreu i degës së Strugës do ta padisë në gjykatë për thirrje të Kongresit në mënyrë antistatutore

Postuar në 02 Tetor, 2014 05:09

Ndonëse fjala statut në Shqipërië politike, ngjan si ripetitor i Partisë Socialiste së periudhës së Fatos Nanos, do pranuar se së fundmi ai po zë vend si pjesë e rëndësishme e fjalorit politik edhe në parti të tjera. Madje edhe përtej kufirit shtetëror. Kështu bëhet e ditur se kreu i PDSH-së së Strugës, Ziadin Sela do të padisë kreun e partisë Menduh Thaçi dhe deputetin Orhan Ibrahimi për shkjelje të statutit të PDHS-së. "Fill pas Kongresit do t'i padisë Menduh Thaçin dhe Orhan Ibrahimin pasi që ata shkelën mbi statutin partiak. Thaçi caktoi Kongresin, por pa mbajtur mbledhje me degët e nëndegët, nuk ka asnjë evidencë, me ç'rast aktivistët e PDSH-së nuk e kanë të qartë se kush i çon delegatët në Kongres. Nëse Thaçi s'tërhiqet, ky do jetë një Kongres jolegjitim", - thekson Sela për “Dnevnik” e i cituar nga portali “Almakos”. Nëse do të bënim sërish një analogji me Shqipërinë dhe do të merrnim sidoqoftë të vërteta pretendimet e Selës, vijmë edhe njëherë te modeli i partive gati private, të cilat funksionojnë vetëm në funksion të kryetarit dhe të enturazhit të tij. Kjo e Selës mund të përbëjë precdent për ndërmarrjen e hapave ligjorë, por në përgjithësi vlen për çdo parti shqiptare. Ndoshta përjashtim bën vetëm LDK-ja në Kosovë, por edhe ajo, në kalimin e pushtetit pas Rugovës, u përça dhe u fraksionua.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/61920-ziadin-sela-con-ne-gjykate-mendu...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.