Këshilli Kombëtar, Marku: “PD-ja po shërben si strukturë për të mbrojtur ata që janë të rrezikuar nga korrupsioni”

Postuar në 29 Shtator, 2014 15:46

Ish-deputeti i PD-së Mark Marku ka bërë disa vlerësime për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të partisë, miratuar  me votimin në Kuvendin Kombëtar. Marku ka folur në “Tonight Ilva Tare” në “Ora-News” dhe ka nënvizuar se lista e re ngushton marzhin e përfaqësimit, përveçse shërben si strehë për të korruptuarit e qeverisjes “Berisha”. “Elitat nuk emërohen, jemi në një fazë të ndryshimeve organizative dhe është pak herët të themi janë apo jo elitë. Nuk mundet që një Kongres që ruan statutkuonë e partisë të prodhojë elita të reja. Duhet të kishte një frymë të re dhe analizë krejt tjetër nga kjo që u bë në Kuvendin e PD. Duhet të kishte një vizion të ri për PD si forcë politike. Mungoi analiza e thellë. U kërkua një falje formale që nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Krijohet ideja sikur ka qenë një aksident që PD-ja ka ikur nga pushteti, harrohet që ka qenë humbja më e madhe në zgjedhje dhe harrohet fakti se nga ’92 nuk është parti mazhoritare në vend, sepse ka pasur një krizë të thellë përfaqësimi. 90% të këtyre emrave janë të panjohur për mua. Por në thelb PD duhet ta zgjidhë përfaqësimin. Duke u identifikuar me një lider të fortë si Berisha ka zhdukur çdo nuancë demokracie brenda. Nga ana tjetër është ngushtuar me atë pjesë të shoqërisë që nuk është pjesë e PD. Me disa emra aty, PD më tepër është strukturë mbrojtëse për ata që janë brenda PD sesa një strukturë konkuruese për të ardhmen politike. Ka një mentalitet frike, PD shërben më tepër si një strukturë për të mbrojtur ata që janë të rrezikuar nga korrupsioni i tyre sesa një partie që synon të shfaqet si një forcë e re, alternative, e ndryshuar”, tha Marku.

http://www.oranews.tv/vendi/marku-kritik-per-listen-e-pd-streheper-te-rr...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.