BE mandaton EULEX që të përfshihet në ndjekjen penale edhe ndaj politikanëve më të lartë të Kosovës

Postuar në 29 Shtator, 2014 18:29

“Koha Ditore” shkruan referuar agjencisë DTT-net.com se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë vendosur të autorizojnë misionin ndëkrombëtar për ligj dhe drejtësi në Kosovë, EULEX, që të përfshihet në ndjekjen penale të të dyshuarave kryesorë për krime lufte. Kjo për shqiptarët e Kosovës dhe siç saktësohet, ky mandat i lejon EULEX-it që të veprojë edhe ndaj politikanëve më të lartë në vend. "Ky vendim", shkruan “KD”, "i hap rrugë edhe Tribunalit që do të gjykojë krimet në bazë të raportit të Dick Martit", raport që pritet të krijojë pështjellime në jetën politike të vendit. Me këtë rast EULEX është financuar për të përmbushur këtë mission deri në verën e ardhshme. Pak muaj më parë ishte prokurori amerikan Ëilliamson që hodhi poshtë akuzën për trafik organesh, por pranoi se ka baza për të vënë para akuzës për zyrtarë të caktuar të UÇK-së.

http://koha.net/?id=27&l=27334

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.