Al Nusra bashkohet me Shtetin Islamik? Mesazhi i përbashkët: Perëndimi do ta paguajë shtrenjtë

Postuar në 29 Shtator, 2014 13:18

Sipas një mesazhi të transmetuar nga agjencia e lajmeve Reuters, raportohet se Fronti Al Nusra është bashkuar me ISIS-in në mënyrë që t’u kundërvihen së bashku aksioneve të Perëndimit në Siri. Sipas një videoje që ka publikuar një faqe me mbishkrimin e Al Qaedas, liderët e Al Nusras kanë thënë se Perëndimi “do ta paguajë shtrenjtë” për aksionet në Siri. Gjithashtu është raportuar se grupi sirian është duke u bashkuar me luftëtarët e shtetit islamik për të luftuar Perëndimin, duke kapërcyer përplasjet e mëparshme mes tyre.

“Myslimanët nuk do të rrinë duarkryq e të shikojnë se si bijtë e tyre po bombardohen. Nuk do të jenë vetëm liderët tuaj ata që do të paguajnë çmim të shtrenjtë. Ju, do të paguani çmimin më të shtrenjtë”, thuhet në mesazhin e publikuar që transmeton Reuters.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.