Qëndrimet e Netanyahut në OKB: “Hamas është ISIS dhe ISIS është Hamas. Teherani zyrtar, regjimi më i rrezikshëm në botë”

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për temën e terrorizimit islamik dhe situatën e fundit në Gaza. Sipas Netanyahut nuk ka patur genocid në Gaza, por vetëm politikë mbrojtëse ndaj goditjeve të Hamasit. “Izraeli përdorte raketat për të mbrojtur fëmijët e tij, Hamasi po përdorte fëmijët që të mbronte raketat e veta”, tha ai. Lidhur me organizatën palestineze, kreu i qeverisë izraelite ka tërhequr vëmendjen: “Kur vjen puna te qëllimet finale, Hamas është ISIS dhe ISIS është Hamas”, ka thënë Netanyahu. Ai ka deklaruar se në Europë po vihet re një frymë antisemitizmi në rritje dhe se ajo po depërton edhe në politikë. Nuk mund të mungonte edhe një qëndrim për Iranin që sipas kreut të qeverisë së Izraelit, po manipulon me ofensivën e tij diplomatike. “Kemi të bëjmë me regjimin më të rrezikshëm në botë”, ka thënë ai.
http://time.com/3445394/netanyahu-un-general-assembly-hamas-abbas/
s.z
Add new comment