Egjipti akuza për Erdoganin: Po mbështet organizatat terroriste

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:59

Gazeta “Express” shkruan se Republika Arabe e Egjiptit e ka akuzuar Presidentin turk, Rexhep Erdogan që të ndalojë së “abuzuari me qeverinë dhe popullin e Egjiptit”. Mbështetur në raportimin e mediave arabe dhe turke “Express” bën me dije se Ministria e Jashtme e Egjiptit, përmes një komunikate ka hedhur një mori akuzash të rënda ndaj liderit turk pas fjalimit të këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Erdogan, gjatë fjalimit të tij e ka kritikuar ashpër homologun egjiptian, Abdel Fattah el Sisi i cili vitin e kaluar e hoqi nga pushteti liderin islamik të Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Morsi. Pikërisht kjo e ka nxitur Erdoganin që ta akuzojë rëndë liderin egjiptian, Sisi. “Kombet e Bashkuara si dhe vendet demokratike nuk kanë bërë asgjë pasi thjeshtë vetëm kanë shikuar ngjarjet kur u hoq nga pushteti presidenti i zgjedhur në Egjipt dhe vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm që dëshironin të mbronin zgjedhjen e tyre. Personi i cili e ka kryer këtë grusht shtet tani është legjitimuar”, ka thënë ndër të tjera Erdogan gjatë fjalimit të tij në OKB. Ndërkaq, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, përveç që janë hedhur poshtë akuzat e Erdoganit, ky i fundit është akuzuar edhe se përkrah grupet terroriste. Si pasojë e fjalimit të presidentit turk në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm egjiptian e ka anuluar edhe një takim me homologun turk në margjinat e AP së OKB-së. “Express”  shkruan se kritikët e presidentit turk, thonë se politikat që Rexhep Erdogan po zbaton në Turqi prej kohës sa ka ardhur në pushtet po e cenojnë themelin e shtetit modern turk.

 

L.V

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/egjipti-e-akuzon-erdoganin-se-po-i-mbeshtet-organizatat-terroriste-45561/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.