Ebola, virologu Piot: “I ngjan një stuhie”. Në Liberi, një mjek teston me sukses lamivudinën, medikament i përdorur kundër HIV-AIDS

Postuar në 27 Shtator, 2014 10:00

“Der Spiegel” i ka marrë një intervistë virologut belg Peter Piot, i cili njihet si një nga personat që zbuluan virusin e Ebolas. Ishte viti 1976, kur nga Zaireja erdhi një mostër gjaku e një murgeshe belge që ishte sëmurur nga një sëmundje misterioze në një fshat të quajtur Yambuku. Nga testimet e bërë u bë edhe zbulimi i virusit Ebola; emri u vendos nga lumi afër vendit ku qëndronte murgesha. Vlerësimi i Piot për shëprthimin epidemik të këtij viti i ngjan asaj që quhet “stuhia perfekte”. Kjo sepse një sërë faktorësh që nuk janë të favorshëm, kombinohen për të krijujar një fatkeqësi të vërtetë. “Disa nga vendet e përfshira sapo kishin dalë nga luftërat e tmerrshme civile, shumë prej doktorëve të tyre ishin larguar dhe sistemi i tyre shëndetësor ishte në kolaps. Në të gjithë Liberinë p.sh kishte vetëm 51 doktorë në vitin 2010 dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga Ebola”, thotë Piot(http://www.spiegel.de/international/world/interview-with-peter-piot-discoverer-of-the-ebola-virus-a-993111.html). Ndërkohë “CNN” raportonte sot se dëshpërimi nga kjo situatë  ka sjellë edhe diçka të papritur. Kështu një doktor në Liberia deklaron se ka marrë rezultate pozitive nga përdorimi i një medikamenti që përdoret kundër HIV-AIDS. Bëhet fjalë për lamivudinë, (tregtuar me emrat Zeffix, Heptovir, Epivir, Epivir-HBV), të cilën ua ka dhënë 15 pacientëve të prekur nga Ebola dhe 13 prej tyre kanë mbijetuar. Mjeku Gobee Logan deklaron se nëse lamivudina meret pesë ditët e para të sëmundjes atëherë mund të sigurohet mbijetesa. Kështu 2 pacientët që vdiqën, e kishin marrë medikamentin pas pesë ditëve.

http://edition.cnn.com/2014/09/27/health/ebola-hiv-drug/index.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.