Meta në panairin agro-ushqimor: Projekti TAP do ta kthejë Skraparin në një nyje të rëndësishme

Postuar në 27 Shtator, 2014 13:11

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pranishëm në panairin agro-ushqimor në qytetin e Çorovodës mbajti një fjalë ku tha: “Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit mjaft të rëndësishëm dhe strategjik TAP, të cilat cilat do ta kthejnë në një nyje të rëndësishme, jo vetëm për këtë investim strategjik, por dhe do t’i japë mundësinë që përmes krijimit të infrastrukturës së këtij investimi, të lidhet njëherë e përgjithmonë edhe me rrethet e tjera, e sidomos me Korçën”. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Duke vlerësuar panairin e produkteve bio në qytetin e Çorovodës, Meta  shprehu vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur agro-turizmin. Kryeparlamentari theksoi se është koha për t’iu rikthyer më fuqishëm punës. Kryetari i Kuvendit u shpreh se një perspektivë e re është çelur edhe për Skraparin duke shtuar se kjo zonë ka mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin dhe agro-turizmin. Ai  garantoi banorët se shumë shpejt do të përfundojnë disa projekte automobilistike që do të kontribuojnë në zhvillimin e zones ndërsa theksoi dhe rëndësinë që ka realizimi i projektit të gazsjellësit TAP.

 

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.