Kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD-së, në listë edhe: Jamarbër Malltezi, Dashamir Aliko, Agron Kuliçi, Arben Sefgjini dhe Asllan Dogjani

“Tema” ka publikuar online listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike, që do të votohet në Kuvendin Kombëtar që po zhvilohet aktualisht. Dhe ka një sërë emrash që bien në sy si Agron Musaraj, Elvana Hana, ish-ambasadori në Romë, Llesh Kola, legalisti Murat Basha(?!), Agron Kuliçi, ish-drejtori i hipotekave Arben Qirjako, ish-drejtori i Tatimeve, Arben Sefgjini, ish-zv. Ministri i Brendshëm, Armand Teliti, ish-deputeti socialist Asllan Dogjani, kryetari i Komunës së Lazaratit Dashamir Aliko, ish-drejtori i kabinetiti të Fatos Nanos, Dritan Shano, ish-zv. Ministrja e Jashtme, Edit Harxhi, në listë si kandidat është edhe Ermal Mamaqi, ish-drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra, po ashtu edhe Gjergj Lezhja, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Glori Husi. Në fund do nënvizuar se në listë bën pjesë edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Lista përmban 285 emra dhe në të bëjnë pjesë njerëz shumë të afërt me pushtetin e PD-së. Kjo në një kohë që kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e hapjes së Kuvendit, ndër të tjera, kërkoi ndjesë për gabimet e qeverisjes.
http://www.gazetatema.net/web/2014/09/27/lista-zyrtare-per-keshillin-kom...
s.z
Comments
Keta nuk vine me ne
<p>Keta nuk vine me ne pushtet,do e marre lumi kete parti horrash.</p>
Add new comment