Kryeministri komenton në “Huffington Post”: “Europa ka nevojë për Ballkanin. Dhe ne kemi një rol për të lozur në kushtet e luftës që ka nisur”

Postuar në 25 Shtator, 2014 11:22

“Huffington Post” boton sot një opinion të Edi Ramës, kryeministër aktual i Shqipërisë, i cili merret me vizitën e Papa Frençeskut në Tiranë.  Rama vlerëson maksimalisht vizitën,  flet me krenari për pritjen e që shqiptarët i bënë Bergolios, pavarësisht përkatësisë fetare. “Mesazhi dërguar botës është vital në këto kohë. Sepse, sic edhe Papa Françesku i tha turmës, Lufta e Tretë Botërore, ka nisur tashmë”, komenton Rama. Më tej kryeministri i Shqipërisë prek temën e konfliktit në Lindjen e Mesme, ku operon grupi militant ISIS.  Dhe nuk nguron që të deklarojë vullnetin për t’iu përgjgjur siç duhet sfidës në këta rajon. “Përgjigja jonë duhet të jetë e drejtë dhe e qartë. Sepse na prek të gjithëve..”, thotë ndër të tjera kryeministri, në një mesazh, që i postuar te një gazetë si “HP”, i drejtohet tanimë të gjithë botës. Edi Rama del edhe në mbështetje të aksioneve ushtarake të Perëndimit duke nënvizuar se “ne nuk duhet të druhemi nga aspekti ushtarak i kësaj çështjeje. Ndonjëherë është lufta që do të sjellë paqen”. Për arsyet e vizitës së Papës, Rama shkruan se “Europa ka nevojë për Ballkanin” dhe kjo përbën një arsye të mjaftueshme që kreu i Vatikanit të vizitojë Shqipërinë, një vizitë që në optikën e Ramës, pason në rend kohor, hapat e ndërmarrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e Integrimit. “Kryeministri i Shqipërisë nuk do të ketë ndonjëherë pushtetin e një kancelari gjerman...Por ne kemi një rol për të luajtur. Ballkani ka një rol të madh për të luajtur”, përfundon Edi Rama, duke nënvizuar se kjo është një luftë që Europa duhet ta luftojë së bashku. Ndoshta ky kohezion i brendshëm i Europës, që e kërkon edhe Ballkanin si pjesë të vetes, në kushtet e rrezikut së ekstremizmit, mundet të qëllojë për ironi, një premisë gjeopolitike që do ta katapultojë menjehërë Shqipërinë në Europë.

http://www.huffingtonpost.com/edi-rama/pope-francis-albania_b_5881976.ht...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.