Basha në “Opinion”: “Rama e ka mbushur Veriun(por edhe Jugun) me kryekomunarë me rekorde kriminale”. Një tezë kjo e shprehur edhe më herët

Postuar në 25 Shtator, 2014 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur në hapje për çështjen e ditës, që është  dhuna ndaj deputetit Strazimiri dhe më tej, fakti që në Parlament ka deputetë me precedentë penalë. Parimisht Basha dhe opozita ka të drejtë në këtë çështje, pasi lista e deputetëve është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë. Ndaj edhe përgjegjësia për rastin e Arben Ndokës, për të cilin është publikuar edhe një fletë lirimi nga burgu, shkon te kryeministri aktual. Mirëpo Basha ka tentuar ta zgjerojë çështjen duke bërë një konstatim që ka natyrë provokative: “E ka mbushur Veriun, (por edhe Jugun) me kryekomunarë me rekorde kriminale”, tha Basha. Ky vëzhgim ka dalë në sipërfaqe edhe më herët dhe më konkretisht atë e ka konsumuar në një shkrim te vetin, opinionisti i gazetës “Mapo”, Alfred Lela. Ja çfarë thotë ai ndër të tjera në shkrimin me titull: “Maks Velos çi panë sitë...”.  “Por Maks Velos, jugorëve, veriorëve, intelektualëve dhe paranojakëve, të gjithëve bashkë, u duhet kërkuar pak ndershmëri. Nëse u dhemb Shqipëria, domethënë edhe Veriu si pjesë e integritetit dhe identitetit të saj, si ka mundësi që nuk kanë ngritur thënë një fjalë. Për një denoncim të përditshëm të Partisë Demokratike, tashmë prej pothuajse dy muajsh për një deputet, dosjen inkriminuese të të cilit opozita e tund përditë para hundëve tona.  Maks Velo pse nuk vë edhe kujën e kësaj në publik...Po të rënët në atë marak të shkretë të unitetit, pse nuk e shfaqin opozicionin e tyre ndaj listës së deputetëve të Edi Ramës. I cili është përkujdesur, rastësisht apo diabolikisht, që një pjesë e përfaqësuesve të Veriut të jenë lalkrosa shumë e luigjgurakuqë aspak”.

s.z

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Shiko kush flet per rekorde kriminale. Si u mbyllen dosjet e rruges Durres-Kukes dhe ajo e 21 Janarit?

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

PD-ja punon vetem me percarje dhe kjo dihet boterisht.PD-ja mendon se do arrije te percaje Shqiptaret ne Veri dhe Jug.Nuk do ja arrije kurre.Shqiptaret tashme votojne me ndergjegje dhe per te miren e tyre.Nuk votojne Veri dhe Jug ne menyra te ndryshme,por bashkarisht.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti or Lab Vlore shpesh prodhon perla (ose pordha) urtesie te vecante. Pritet Skelari Migrues te te dali ne mbrojtje.

Submitted by Arti (not verified) on

Kj0 nuk ka asnje lidhje me kryekomunaret qe thote Basha. Alfred Lela te qaje sa te doje, por nderkohe 3 kryekomunare te PD-s jane ata qe kane shperdoruar miliona euro fonde. Pastaj Basha, pas 4 vrasjesh ne bulevard, zor se ka kuptim te flase!

Submitted by Albi (not verified) on

E keqja e Shqiperise eshte fakti qe nga njera ane Basha ka 100% te drejte kur flet per kriminelet e PS por nga ana tjeter eshte i pabesueshem se te tille ka plot dhe ne PD.

Submitted by Veritas (not verified) on

Per te vertetuar nese ka te drejte apo jo Lulzim Basha, mjafton ti hedhim nje sy perfaqesuesve te partise socialiste ne veri te vendit.  Mimoza Hafizi, Paulin Sterkaj, Mark Frroku, Tom Doshi, Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka. Eshte i lire gjithsecili te beje vete konkluzionet sipas asaj qe sheh e mendon.

Submitted by bard (not verified) on

Pse eshte teze provokative? A nuk eshte e vertete qe kriteri kryesor e mbase i vetem per tu perfshire ne nivele pushteti (nga te dyja partite) eshte qe te jesh nje bir kurve? Mbase e thene nga L.Basha kjo nuk ngjan shume e besueshme, por kjo nuk e ben faktin me pak te vertete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.