Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, thotë për “Sot”: “Për Olldashin është e vështirë të besohet se ka qenë aksident”

Ish-ministri i Mbrojtjes, mjeku Sabit Brokaj, ka dhënë një prononcim për gazetën “Sot” në të cilën shpreh dyshime për raportin e Prokurorisë për dosjen e aksidentit të Sokol Oldashit. Madje Brokaj, sipas citimit që sjell “Sot” thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për aksident, madje edhe në cilësinë e mjekut, Brokaj shpreh dyshime për raportin mjeko-ligjor. Po japim prononcimin e Brokajt, ashtu siç sillet në faqen e gazëtës “Sot”: “Për vrasjen e Sokol Olldashit kanë dalë shumë materiale nga ekspertët. Dhe nisur nga këto materiale, mua, aksidenti i Sokol Olldashit më duket shumë i dyshimtë. Fakti që prokuroria nuk nxjerr të dhëna të plota që mbështesin aksidentin dhe fakti që ekspertët kanë nxjerrë shumë fakte të tjera, e lë vrasjen në diskutim. Është e vështirë të besohet se ka qënë aksident. Si mjek mund të them se raporti nuk është i besueshëm”, theksoi Brokaj. Kjo vetëm pak ditë pasi në media u publikua lajmi se Prokuroria mbylli dosjen hetimore për Sokol Olldashin, duke deklaruar se bëhej fjalë për aksident.
http://www.sot.com.al/politike/sabit-brokaj-raporti-i-prokurorisë-për-sokol-olldashin-është-i-pabesueshëm-dhe-i-errët-janë
s.z
Add new comment