Bashkohen dojset hetimore të Fullanit. Një hetim edhe për auditin e BSH-së. Por ende e paqartë: Për rrjedhjen e sekretit bankar do të ketë hetime?

Postuar në 25 Shtator, 2014 08:58

“Vizion Plus” raporton duke iu referuar burimeve të veta anonime, se dosja e hetimore për Ardian Fullanin do të bashkojë në një të vetme dosjet e hapura ndaj tij. Kështu dosja që merret me akuzën e ngritur për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve do të bashkohet me atë të hapur për abuzim me fondet e BSh-së. Kjo akuzë e dytë erdhi pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që përcoli këto raportime për fondet e përdorura nga BSh. “Në këtë mënyrë Fullani ndahet nga të pandehurit e tjerë, të akuzuar për vjedhjen ne thesar”, thotë “VP”. Po kështu një hetim tjetër ka nisur edhe për mënyrën si ka vepruar auditi i bankës i vetë BSh-së që çoi në konluzionin e vjedhjes. Në këtë panoramë me shumë degëzime hetimore, duhet shtruar një pyetje tjetër: A do të nisë hetimi për rrjedhjen e sekretit bankar, kjo pas deklaratës së vetë Këshillit Mbikëqyrës që pranoi faktin e publikuar më parë nga opozita?

http://vizionplus.al/bashkohen-dosjet-per-fullanin/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.