Dramë njerëzore në Fullqet të Matit, babai lidh me litar 3 fëmijët e sëmurë mendorë

Postuar në 25 Shtator, 2014 16:28

Një dramë përtej njerëzores, me fate njerëzish në udhëkryq. Aty në fshatin Fullqet të Matit tre protagonistët e kësaj drame janë tre fëmijë me probleme mendore, dy vajza dhe një djalë në moshën 18,13 dhe 10 vjec, ku më të voglat janë vajzat.

Gazetari i “News24”, Enver Doci, ka udhëtuar në këtë fshat të thellë malor, ku sjell këtë histori të hidhur njerëzore, ku prindërit në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë i lidhin në këmbët e krevatit me litar. I ati shprehet se është i detyruar ta bëjë këtë pasi nuk gjen asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Fëmijët sipas tij kryejnë veprime të papërgjegjshme dhe nuk kanë qenë të rralla rastet kur ata janë larguar edhe nga shtëpia.

Përtej këtij reagimi të pazakontë të familjarëve, të krijuar sa nga mosdija, një tjetër shkak duket se është edhe pamundësia e kësaj familje për t’u përkujdesur për tre fëmijët ë sëmurë. Pa të ardhura, jashtë çdo vëmendjeje sociale dhe shëndetësore, në kushtet ekstreme varfërie familja Metalla në këtë zonë të thellë të matit gjen të vetmen rrugëzgjidhje trajtimin jonormal të fëmijëve të tyre duke i lidhur me litarë.

Fëmijët e lidhur me litarë

Drama e të sëmurëve që lidhen me zinxhirë, një traditë mesjetare edhe çnjerëzore, por që fatkeqësisht vjen dhe në këtë fillim shekulli nuk është e para e këtij lloji që luhet në këtë familje. Vite më parë opinonin publik u shokua nga rasti i dy motrave në Maqellarë, të lidhura prej 22 vjetësh me zinxhirë nga babai i tyre. Më pas u raportuan raste dhe nga zona të tjera të vendit, ku veprohej në të njëjtën mënyrë, fëmijët me probleme lidheshin si qen me zinxhirë.

“News24” – linku: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/drame-njerezore-babai-lidh-me-litar-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.